VIDEO/ Momenti kur Taulant Ballës “i ikën mendja” në mbledhjen e komisionit...

VIDEO/ Momenti kur Taulant Ballës “i ikën mendja” në mbledhjen e komisionit hetimor për CEZ

47
0
Shares

Mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor për privatizimin e CEZ, ka vijuar me tensione sot. Ndërsa Arben Ristani, ka pasur fjalën, kryetari komisionit Taulant Balla, ka ndërhyrë duke bërë zhurmuesin dhe duke mos e lënë të falsë Ristanin. Në këto kushte Ristani i ka fikur mikrofonin Ballës, i cili pas fjalisë “kërkoj përjashtimin e nënkryetarit Arben Ristani nga mbledhja e sotme, kush është dakord. U votua, përjashtohet”, largoi edhe kamerat nga salla e mbledhjeve.
Ka qenë injorimi që dëshmitarët Nuel Kalaj dhe Shkëlzen Berisha i bënë mbledhjes së sotme, ajo që acaroi kryetarin Taulant Balla.
Shkëlzen Berisha nuk është paraqitur dhe ka dërguar një letër në komision, ku përveç se thotë se kreu i Komisionit Taulant Balla është i dënuar pohon se ndodhet jashtë shtetit për një event pune dhe nuk mund të paraqitet për të dëshmuar.
Ndërsa dëshmitari tjetër Nuel Kalaj nuk kishte dërguar asnjë informacion për mosprezencën e tij. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY