VIDEO/ Shën Valentini i politikanëve shqiptarë, me kë festojnë

VIDEO/ Shën Valentini i politikanëve shqiptarë, me kë festojnë

55
0
Shares

Kureshtja rreth jetës së tyre personale ka qenë gjithnjë e madhe.

Zihen çdo të enjte në Kuvend, por krahas imazhit të vrazhdë që përcjellin, deputetët shqiptarë rezultojnë të jenë goxha romantikë.

Asnjë prej tyre nuk e ka harruar ditën e Shën Valentinit, pavarësisht  për  Report Tv pohojnë se dhuratat për bashkëshortet i kanë lënë për në darkë.

Çfarë dhurate keni bërë për Shën Valentin? Dhe a keni marrë?

Ervin Bushati, deputet i PS: Mendoj që të hamë një darkë me bashkëshorten. Kemi pasur edhe ditëlindjen e djalit dje, kështu që kemi dy ditë festë.

Gent Bejko, deputet i PS: Një tufë lule. Akoma nuk kemi marrë dhuratë, vetëm kam
dhuruar.

Rakip Suli, deputet i PS: Akoma nuk e kemi bërë, tani do ta bëjmë se vlerësuam fillimisht punën në Komision. Nuk kemi marrë akoma asgjë.
Robert Bitri, deputet i LSI: Nuk kam marrë akoma dhuratë. Por sigurisht që do i bëj një të tillë gruas time.

Kanë dalë të fituar këtë Shën Valentin shitësit e luleve që ofrojnë gjithashtu shërbime taksi.
Në të gjithë institucionet shtetërore përfshirë dhe Kuvendin, nuk reshtnin buqetat me lule për deputetët por dhe punonjësit e administratës.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY