Mark Marku, replika të ashpra me Ngjelën dhe Budinin

Mark Marku, replika të ashpra me Ngjelën dhe Budinin

54
0
Shares

Mark Marku, sonte, në studion e emisionit Opinion ka deklaruar se Dritëro Agolli është shkrimtari më përfaqësues i realizmit socialist.

Marku tha se të promovosh realizmin socialist tani që ka njëzet e ca vite që ka rënë, është të promovosh një metodë jo letrare.

Sipas tij, është një metodë e diktuar nga politika, një metodë e jashtme për letërsinë që i ka vendosur disa parime politike si metodë e organizimit të veprës letrare.

Studiuesi Mark Marku, theksoi se Dritëro Agolli është betuar solemnisht për Enver Hoxhën. Marku nënvizoi se në poezinë e tij, ai është betuar se do shkruajë gjithë jetën poezi për Enver Hoxhën.

“Politika nuk mund të vendosë Dritëro Agollin si shkrimtar të madh, në të njëjtën kohë, kur ai është një shkrimtar mediokër dhe banal”.

Gjatë zhvillimit të debatit në studio ka pasur replika të ashpra mes Spartak Ngjelës që po ashtu ishte i ftuar në emission dhe profesor Markut. Teksa Ngjela po fliste për autorin Maksim Gorki, i cili sipas tij ka sjell teorinë e realizmit socialist. Kjo është kundërshtuar nga Mark Marku, i cili i ka thënë Ngjelës se “ti avokat nuk merr vesh nga letërsia”, por sipas Markut nuk është ashtu historia.

Marku pati debate edhe me studiuesen e komunikimit Belina Budini e cila ndante mendim tjetër për Agollin.

Ndërkaq poeti dhe shkrimtari Preç Zogaj, ka ndarë mendim tjetër nga Marku për Agollin duke deklaruar se shkrimtari që ka dalë nga metoda dhe parimet e realizmit socialist që e karakterizonin atë është pikërisht Dritëro Agolli. Ndër të tjera, ai tregoi se Dritëro Agolli ka qenë një mbështetës i madh i ideve inovatore, kryesisht të ardhura nga të rinjtë.

“Agolli nuk prodhonte censurë. Ai ka ndihmuar dhe ka mbështetur shumë të rinj të talentuar”, tha Zogaj./droni.al&opinion.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY