EMRI/ Zjarr në një dhomë në Qytet Studenti, asfiksohet studenti 20-vjeçar

EMRI/ Zjarr në një dhomë në Qytet Studenti, asfiksohet studenti 20-vjeçar

47
0
Shares

Një zjarr ka rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Qytetin Studenti, ku për pasojë ka mbetur i asfiksuar një i ri. Burime nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 minuta të mëngjesit të sotëm në katin e 5-të të godinës numër 22 në QS.
Sipas policisë, në dhomën 501 ka rënë zjarr si pasojë e një ngrohëse të lënë ndezur. Më pas ka marrë flakë një krevat si dhe zjarri është përhapur brenda dhomës.
Si pasojë e tymit është asfiksuar studenti 20-vjeçar Rei E., i cili është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe zjarrfikësit po hetojnë për shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY