VIDEO & EMRI/ Krujë, zbardhet tritolvënia te mobilieria, prangoset autori

VIDEO & EMRI/ Krujë, zbardhet tritolvënia te mobilieria, prangoset autori

57
0
Shares

Policia e Krujës zbardh dhe dokumenton ngjarjen e mëngjesit të sotëm, të vendosjes së tritolin në biznesin, mobileri të një personi. Mësohet se është arrestuar autori, i cili rreth një muaj më parë kishte djegur edhe makinën e pronarit të mobilerisë dhe makinën e vëllait të tij. Gjatë kontrollit në banesë ju sekuestrua një armë zjarri, cannabis sattiva dhe lëndë djegëse.
Sipas burimeve zyrtare të Policsë Vendore, mëoshet se specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, pas një pune hetimore intensive dhe të specializuar kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e një ngjarje të ndodhur në orët e para të  mëngjesit të sotëm.
Specialistët për Hetimin e Krimeve, kanë arrestuar autorin e dyshuar, Riza Haka, 46 vjeç, banues në Nikel.
Haka, më datë 12. 02. 2017, rreth orës 01:27, në Nikël, Krujë,  për motive të dobëta, dyshohet se ka vendosur një sasi lënde eksplozive, tritol në biznesin (mobileri) e shtetasit B. B.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkatërrimi I pronës me eksploziv” , “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet 152, 283 dhe 278  të Kodit Penal.

Nga kryerja e veprimeve hetimore është dokumentuar se shtetasi i mësipërm rreth një muaj më parë ka djegur edhe dy makina, të B. B., dhe vëllait të tij, shtetasin P. B., konkretisht:
1. Më datë 26. 01. 2017, dyshohet se shtetasi I mësipërm ka djegur mjetin tip Benz me targa AA  508 OA, në pronësi të shtetasit E. B., (djali i B. B.).
2. Më datë 10. 02. 2017, dyshohet se shtetasi I mësipërm ka djegur mjerin tip Volksëagen me targa AA  145 PM, në pronësi të shtetasit A. B. (djali i P. B.).

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• një pushkë;
• rreth 35 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva;
• lëndë djegëse,  benzinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY