DENONCIMI/ Si më dënoi padrejtësisht gjykatësi që kandidon për Vettingun, ka qenë...

DENONCIMI/ Si më dënoi padrejtësisht gjykatësi që kandidon për Vettingun, ka qenë komunist dhe ka dënuar të rinj që protestonin

58
0
Shares

Ish drejtuesi i lartë i policisë Mit’hat Havari ka bërë në rrjetin social Facebook një denoncim kundrejt kandidatit Artan Gjylbegu i cili është gjyqtar në listat për të bërë Vettingun. Ai tregon eksperiencën e tij me këtë gjykatës por edhe faktin se ai ishte komunist dhe ka dënuar të rinj që protestonin për liri e demokraci.

POSTIMI:

Dua te bej publike  nje rast skandaloz qe lidhet me emrat e nje liste qe ka publikuar avokati i popullit , te cilet jane kandidate te vetingut .
 Ai eshte Artan Gjylbegu ish gjykates ushtarak i diktatures komuniste .
 Artan Gjylbegu ka qene nje gjykates ekstremist i ish rregjimit diktatorial  qe me doren e tij te rende , pa ju dridhur qerpiku ka denuar dhjetra djem te rinj qe moren pjese ne demonstraten antikomuniste  te 14 dhjetorit 1990 ne Elbasan .
 Jashte çdo lloji procedure , duke ju referuar kodit penal te kohes brenda gjashte diteve pa hetim serioz me praktika diktatoriale dha denime qe varionin nga 10 vite burg deri ne 25 vite .
Une Mit’hat Havari isha viktime e ketij gjykatesi ekstremist , i cili me denoi me dyer te mbyllura me 16 vite burg , pa prova ligjore thjesht politikisht pasi une isha kundershtar i rregjimit te tij diktatorial .
Duke mos qene i bindur ne denimin absurd te tij , apelova ne gjykaten e larte te kohes .
 Gjykata e larte e gjendur para nje dosje skandaloze te ketij gjykatesi te çmendur , e prishi vendimin e Gjylbegut te Shkodres  , duke e rikthyer per rigjykim ne Gjykaten e Elbasanit .
Ne daten 10 prill 1991 gjykatesi Hysen Kovaçi rrezoi akuzat e gjykatesit ushtarak Artan Gjylbegu dhe me dha pafajsin e plot duke me shkarkuar nga te gjitha akuzat e ketij gjykatesi ordiner dhe kolegeve te tij sigurimin e shtetit .
 Theksoj se mora rrogen e plot per kater muaj qe isha i arrestuar ne birucat e Elbasanit .
 Ne keto kushte Artan Gjylbegu eshte fajtor pasi kishte shkelur ligjet e diktatures se tij duke i shkaktuar privim lirie nje njeriu te pa fajshem ne rastin konkret une Mithat Havari , perveç vuajtjeve fizike qe kalova .
 Pas vitit 1992 Artan Gjylbegut nuk ju fut gjemb ne kembe , me duket ju hoq e drejta e profesionit .
 Ai u rehabilitua si shume ish kriminel te diktatures qofshin te gjyqsorit dhe organeve te tjera si hetuesia sigurmi i shtetit etj ne vitin 1997 kur e majta erdhi ne pushtet .
Gjylbegu filloi pune ne kryeministri dhe aty ketij pinjolli te kuq ju lakua emri per korrupsion ne shtypin e kohes , por ja hodhi paq , pasi e mbrojti pushteti i tij .
Persekutoret tane nuk dorezohen , por dhe ne viktimat e tyre nuk dorezohemi .
Bej me dije avokatin e popullit Igli Totozani , ambasadorin Amerikan Donald Lu , perfaqesuesen e BE Romana Vlahutin dhe te gjithe perfaqesit diplomatike perendimore akredituar ne Tirane , ta marrin ne konsiderate shqetesimin tim te ligjshem .
Jam gati te ballafaqohem nese e lyp nevoja per te deshmuar ndaj ketij ish gjykatesi ekstremisht te eger te ish diktatures komuniste .
 Shpresoj qe reagimi im te shkoje ne zyrat e rendesishme sa lart permenda por dhe me gjere .
 Jam besim plote se antaret e vetingut nuk do plotesohen me emra te zinj te ish funksionareve qe kryen aq krime mizore mbi kete popull , por me  45 vjecaret te diplomuar  jurist ,  te talentuar me magjistrature dhe qe mbi supet e tyre nuk rendojne krime monstruoze , por jane te paster dhe te edukuar e shkolluar ne epoken e demokracise .
 Shpresoj ne drejtesi .
 Mit’hat Havari .Tirane 11.02.2017 .

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY