“Si ia rrëmbyen burrin ministres së Ramës pasi mori paratë për të...

“Si ia rrëmbyen burrin ministres së Ramës pasi mori paratë për të liruar banditin”

39
0
Shares

Ish-kryeministri Berisha ka folur sot për një histori që sipas tij ka në qendër ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha ka treguar historinë e rrëmbimit të bashkëshortit të ministres Felaj, sipas tij, gjatë kohës kur ajo ka qenë prokurore dhe në qeverisje ka qenë PD.
Sipas tij, shkak për këtë është bërë një “premtim i pambajtur” i Felajt, për të liruar një bandit.
“Kësaj ndrikullës i rrëmbyen burrin dhe disa ditë ia mbajtën bandat në zyrat e Bashkisë. Pse ia rrëmbyen burrin? Nuk donin të rrëmbenin këtë jo. Kjo kishte marrë përsipër të lironin banditin. Burri kishte marrë paret. Kur kjo nuk e liroi banditin atëherë i rrëmbyen burrin. Kjo ishte gati ta falte dhe burrin, por ia gjetëm ne.
Kjo ishte gati që burrin t’ia falte dreqit. Kishte marrë paratë kjo nuk pyeste. Kjo ndrikull shpirt kazmë del këtu dhe thotë që vetëvrasje nuk kemi. Je njeri ti apo s’je njeri moj? Vetëm të hënën infermierja piu dozat më kolosale të morfinës, për shkak të shtetit. Vetëm dje… nuk ke ndjenja ti. Ti je një ndrikull që të hëngri shpirtin mafia. Vetëm në dy ditë ke dy vetëvrasje. Vetëm nga KESH 12 të vetëvrarë të regjistruar. A e di ti që mashtron këtu dhe thua këto shifra? U rritën nga 2014 në 2015 me 150% vetëvrasjet”, tha Berisha.
Ish-kryeministri Berisha këto deklarata i ka bërë pas fjalës së ministres Felaj, e cila tha se gjatë qeverisjes së kësaj mazhorance është ulur numri i vetëvrasjeve.

 
16651443_1622622934431162_1755929107_o

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY