FAKSIMILE/ Edi Rama lëpin “shqip” atë që pështyu në “shqip e anglisht”...

FAKSIMILE/ Edi Rama lëpin “shqip” atë që pështyu në “shqip e anglisht” për Donald Trump

188
0
Shares

Një faksmilie e një letre me të cilën kryeministri Edi Rama me përulësi lëpin në “shqip” ato që ka deklaruar në “shqip e anglisht” për Donald Trump, u publikua sot nga një portal lajmesh online.
Mesazhi i kryministrit Edi Rama mban datën 20 janar 2017, ditën e betimit të Donald Trump dhe ceremonisë madhështore në Uashington.
“Është një rast i shkëlqyer për mua që në emër të Qeverisë shqiptare t’ju transmetoj mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve ndaj Shqipërisë”, shkruan Edi Rama ndër të tjera në adresë të presidentit Trump.

rama-trumpDeklaratat e Edi Ramës për Donald Trump në mars 2016

Në një intervistë për gazetarin Mustafa Nano në mars 2016 nuk kanë munguar fjalët fyese të kryeministrit Rama ndaj presidentit tashmë të zgjedhur amerikan, Donald Trump. Por gjithsesi, kryeministri tha se nëse Trump zgjidhet, ‘tipa si ai i kapërcejnë këto gjëra të vogla’.
“Unë flas për një gjë që është e qartë edhe për vetë amerikanët, nuk jam unë që e them. Në qoftë se bëhet President i Amerikës, është fatkeqësi e amerikanëve jo fatkeqësi e imja. Juve ju referuat kolegëve tuaj në median europiane, por t’ju referohemi kolegëve tuaj në median amerikane thonë shumë më tepër se kaq për këtë qasje të një kandidati që është një turp i madh për Amerikën dhe pikëpyetje e madhe për të gjithë qytetërimin tonë”.


Mustafa Nano: Me shumë gjasa do bëhet president i Amerikës…


Edi Rama: Në qoftë se bëhet, fatkeqësi e amerikanëve, jo fatkeqësi e imja.


Mustafa Nano: Marrëdhëniet Edi Rama me Shtëpinë e Bardhë do jenë marrëdhënie të vështira?


Edi Rama: Tipa si ai i kapërcejnë këto gjëra të vogla. Donald Trump është një biznesmen që vjen në fushatën amerikane pas një studimi të tregut dhe kërkon të ‘blejë’ të gjitha ato pjesë të kapitalit njerëzor që ka tregu me çdo çmim. Nëse duhet të thotë që të gjithë myslimanët janë terroristë, ai e thotë. Mirëpo kjo rrezikon të alienojë shumë njerëz që nuk u ka shkuar mendja në botë se mund të simpatizohen me terroristët. Njeriut nuk i bën përshtypje lëkura e vet nëse është e bardhë apo e zezë për sa kohë dikush tjetër nuk i thotë ‘lëkura jote është e zezë. Në atë moment identiteti fizik në këtë rast kthehet në një fuqi vetëmbrojtëse që mund të shkaktojë konflikt.

Deklaratat e Edi Ramës për Donald Trump te “Zona e debatit”

Fjalët e tij për Trump, Rama i ka përsëritur edhe në muajin prill 2016 në emsionin Zona e Debatit në “Klan Kosova”.
“Unë e kam thënë hapur atë që mendoj për Donald Trump dhe nuk e kam fare problem që ta përsëris, as në shqip dhe as në anglisht. Donald Trump është kërcënim për Amerikën dhe është kërcënim edhe për marrëdhëniet shqiptaro­amerikane”.

Deklaratat e Edi Ramës për Donald Trump për CNN

Në një intervistë të dhënë në prill 2016 për gazetarin e njohur të CNN, Richard Quest, kryeministri Rama tha se “deklaratat që dëgjohen kohët e fundit nga Trump janë frikësuese”.
Por në këtë pikë ka ndërhyrë, gazetari i njohur duke i tërhequr vëmendjen se kishte dalë nga gjuha e zakonshme diplomatike duke folur për zgjedhjet e një vendi tjetër.
Rama u përgjigj se nuk po fliste për zgjedhjet e një vendi tjetër, por sipas tij ishte duke përsëritur atë që kanë thënë edhe zyrtarë të tjerë të Bashkimit Europoian.
Quest e pyeti se nëse Trump do të fitojë nominimin dhe më pas edhe garën për Shtëpinë e Bardhë, a do ndihej i frikësuar Edi Rama.
Kreu i qeverisë shqiptare tha se zgjedhja e Trump do të ishte një kërcënim së pari për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY