VIDEO/ Ju ul në gjunjë të dashurës në mes të turmës dhe...

VIDEO/ Ju ul në gjunjë të dashurës në mes të turmës dhe i propozoi për martesë, por…

41
0
Shares

Të bësh një gjest të madh romantik përpara një turme njerëzish të panjohur është diçka me rrezik, siç i ndodhi këtij të riu në videon e mëposhtme.
Ky djalosh, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u filmua duke i propozuar të dashurës së tij për martesë në mes të një restoranti në Brazil, ndërkohë që kishte porositur dhe dikë me violinë që të luante muzikë. Por fatkeqësisht nuk mori reagimin që shpresonte, me vajzën e cila tundi kokën në shenjë mohimi përpara se të largohej.
Video nis me violinistin që ecën drejt saj ndërkohë që luante një melodi romantike. Më pas djali shfaqet me një buqetë me lule si dhe unazën e propozimit, ulet në gjunjë dhe i propozon të dashurës.
E pa impresionuar nga gjesti, vajza thotë diçka me nerva dhe largohet.
Djali mbeti mjaft i zhgënjyer, por njerëzit rreth e rrotull i dhanë zemër duke e duartrokitur për atë që bëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY