DETAJE & EMRA/ Kërcënojnë me thikë shokun, i grabisin eurot e pagesës...

DETAJE & EMRA/ Kërcënojnë me thikë shokun, i grabisin eurot e pagesës së shkollës

58
0
Shares

Një ditë më parë një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në mes të Tiranës. Tre adoleshentë kanë dhunuar dhe kërcënuar me thikë bashkëmoshatarin e tyre 17-vjeçar, si dhe i grabitën portofolin ku mbante 1250 euro në pjesën e pasme të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, në rrugën “Ali Kolonja”.
Policia njofton se pas hetimeve të bëra është bërë i mundur identifikimi i autorëve që kërcënuan dhe grabitën të riun me inicialet R. Z.
Në orët e vona të ditës së djeshme, u arrestua njëri prej autorëve Ertis G., banues në Tiranë. Ndërsa kapja e dy bashkëpunëtorëve të tij Kastriot C., dhe Sergjio Z., edhe këta 17 vjeç, u bë ditën e sotme.
“Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, dyshohen se kanë kryer vjedhjen me dhunë duke e goditur me grushte, si dhe nën kërcënimin e një arme të ftohtë si ajo e thikës dhe më pas i kanë marrë shtetasit R. Z., portofolin ku në brendësi të tij, kishte shumën monetare prej 1250 eurosh dhe 2000 lekësh”, thuhet në njoftimin e policisë.
Mësohet se viktima i kihet ato uro, për të paguar shkollën privat ku ai studion.
Nga intervistimi i kryer, të miturit kanë pranuar kryerjen e këtij veprimi dhe po punohet për gjetjen dhe sekuestrimin e shumës monetare.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Tiranës, për procedurat e mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY