EMRI/ Krujë, prangoset roja hajdut, hapi me forcë kasafortën e firmës

EMRI/ Krujë, prangoset roja hajdut, hapi me forcë kasafortën e firmës

43
0
Shares

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë Gëzim Llani 53 vjeç, banues në Tapizë, Krujë, me detyrë roje objekti në një firmë inertesh.
Sipas burimeve të Policisë Vendore, mësohet se më datë 05. 02. 2017, gjatë natës, në Tapizë, Krujë, persona të paidentifikuar kanë  tentuar të vjedhin Zyrat e Administratës së firmës ku G. Llani ishte i planizuar në shërbim për ruajtje, duke thyer derën  dhe  hapur me forcë kasafortën.
Autorët nuk kanë marrë gjë pasi nuk ka pasur vlera monetare.
Specialistët për Krimet vijojnë punë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shpërdorimi I detyrës” në ngarkim të G. Llani, parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal dhe “Vjedhja” parashikuar në nenin 134/1  të Kodit Penal

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY