Nard Ndoka “thërret në ndihmë” Gjergj Fishtën për të ironizuar Edi Ramën

Nard Ndoka “thërret në ndihmë” Gjergj Fishtën për të ironizuar Edi Ramën

54
0
Shares

Kryeministri Rama lajmëroi të shtunën në Facebook se ishte në Turqi për një vizitë pune ku do të takonte “vëllain Erdogan” si dhe do të diskutonin për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, krijimin e një linje ajrore dhe investime të tjera shkroi Rama në Facebook.
Për këtë status dhe temat e bisedave të tij me Erdogan, ka reaguar dhe kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka. Nëpërmjet një shprehjeje të Gjergj Fishtës, Ndoka thotë se “Rama në Stamboll, i kërkon Erdoganit lira turke për ndërtimin e aeroportit!
Njësoj si me lyp kos te magjypi!”

Postimi i plotë në “Facebook” i Nard Ndokës

Rama në Stamboll, i kerkon Erdoganit lira turke per ndertimin e aeroportit!
Njesoj si me lyp kos te “magjypi”!


gfRama deshtoi me qeverisjen e tij katervjeçare; ne ekonomi, infrastrukture, shendetesi, arsim, bujqesi, rend, e kudo tjeter!
Mbas kater viteve qeverisje, flet akoma si opozitar dhe po kerkon edhe dy mandate te tjera per te vazhduar ato qe nuk i nisi kurrë!
I vetmi investim ‘strategjik’, lugomarja e fameshme, qe është filluar dhe shpresojme te perfundoje, qe mos t’kete alibi per te kerkuar perseri voten e Vlonjateve!
Per kater vite nuk nisi asgje dhe nuk perfundoi asgje nga ato qe qeveria e Berishes kishte nisur dhe vota e qytetarve ja la ne mes; rruga e kombit, hyrja e tunelit te Elbasanit, rruga e Arberit dhe shume investime te tjera.
Vendi kerkon mendje dhe nderhyrje me mend, ky kryeqeveritar, merret me sheshe urbane, njesoj si nje Zot shtepie, qe nuk ka guzhine fare, dhoma e gjumit nuk ka dyshek e jorgan, pa televizor e ngrohje dhe ky i vendos banjos bide!
Ky Zot Shqiperie, kur populli i tij nuk ka pune, zhytet çdo dite ne varferi, emigron, vuan, drobitet, humb besimin per te jetuar, ndersa Zoti i Shqiperise merret me hallin e Ballkanit, darkon me Thaçin në Prishtine dhe i shpall lufte Serbise, drekon ne Stamboll dhe i puth tajaren Erdoganit!
Erdogani nje lider problematik me te drejtat e njeriut, medias, pakicave dhe me popullin e vet, te cilit i marrin aeroportin shtetror me grushtshteti, Zoti i Shqiperise tone, i kerkon te ndertoje aeroport ne Vlore, Tepelene, Qiparo e Divjake dhe nalla per qeverine!
Njesoj si te kerkosh kos te magjypi, kur ai nuk ka as bukë!
Fushata ka filluar, mashtrimet nuk do kene te sosur, investime me projekte miliardash, qe shfaqen vetem ne monitor duke genjyer veten dhe popullin e tij!
Sa turp, sa rende per ta besuar dhe duruar akoma më shumë!
Zgjohu popull opozitar, 18 Shkurti, është nje prove dhe mundesi per të gjithë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY