Edi Rama përulet para Elvis Rroshit, e ka bërë zero zbatimin e...

Edi Rama përulet para Elvis Rroshit, e ka bërë zero zbatimin e “Dekriminalizimit”

48
0
Shares

“Me veprimin e tij, Edi Rama e ka bërë zero përpjekjen e mundimshme të opozitës e partnerëve ndërkombëtarë dhe vullnetin e popullit për hartimin dhe zbatimin e ligjit të dekriminalizimit”.
Denoncimin në emër të PD-së e ka bërë sot Edi Paloka, nënkryetar i kësaj partie dhe kryetar i grupit parlamentar.
Sipas tij, Edi Rama me përulësi para Elvis Rroshit, e mban ende kryetar Bashkie, “ndaj me 18 Shkurt ne ngrihemi bashkë për t’i prerë rrugën krimit në politikë, për ti dhënë mundësinë shqiptarëve të zgjedhin të lire qeverisjen e tyre”.


Edi Paloka për moszbatimin e dekriminalizimit. Me 18 shkurt, ndalim krimin në politikë


edi paloka, denoncon elvis rroshinEdi Rama ka vendosur të mos zbatojë dekriminalizimin, të mos zbatojë vendimin e Prokurorisë, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, madje as vendimin e qeverisë së tij, për largimin e Elvis Rroshit nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Kavajës.
Më 29 dhjetor të vitit të kaluar, KQZ zbatoi urdhrin e prokurorisë për ti hequr mandatin Elvis Rroshit, bazuar në ligjin e dekriminalizimit, dhe pas kësaj doli një vendim qeverie që e shkarkonte atë nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Kavajës.
Por dje, ministri i financave i Edi Ramës, jo vetëm shfaqet me përulësi e respekt para Elvis Rroshit, në një aktivitet politik në Kavajë, por e cilëson atë publikisht kryetar Bashkie.
Edi Rama del kështu kundër qytetarëve, kundër institucioneve, kundër kërkesës së Europës, dhe mbron krimin deri në fund.
Me veprimin e tij, Edi Rama e ka bërë zero përpjekjen e mundimshme të opozitës e partnerëve ndërkombëtarë dhe vullnetin e popullit për hartimin dhe zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.
Kjo është një tjetër dëshmi se Edi Rama nuk ndahet dot nga krimi. Nuk ndahet dot nga trafikantët dhe droga. Prandaj nuk e do votimin dhe numërimin elektronik. Sepse kështu nuk e ndihmon dot, as ai krimin, as krimi atë. Zgjedhjet e lira janë fundi i krimit në politikë.
Ndaj me 18 Shkurt ne ngrihemi bashkë për t’i prerë rrugën krimit në politikë, për ti dhënë mundësinë shqiptarëve të zgjedhin të lire qeverisjen e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY