Reagon Basha për Elvis Roshin: I plotfuqishmi i Ramës në Kavajë edhe...

Reagon Basha për Elvis Roshin: I plotfuqishmi i Ramës në Kavajë edhe pasi iu hoq mandati

45
0
Shares

Kreu demokrat ka reaguar në Facebook për shfaqjen e Elvis Roshit në krah të Asrben Ahmetajt në Kavajë teksa ky i fundit shpall kandidaturën për deputet. Basha thotë se Roshit nuk i mjafton heqja e mandatit por ai vazhdon ende detyrën dhe madje të jetë i plotfuqishmi i Ramës në Kavajë.

POSTIMI:
Elvis Roshi i dënuar në Itali dhe Zvicër për përdhunim dhe trafik droge, me mandat të hequr si pasojë e ligjit të dekriminalizimit, mbetet i plotfuqishmi i Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste të Kavajës dhe de fakto në krye të bashkisë së qytetit.
Dalja e tij krah për krah me Arben Ahmetajn si drejtues i fushatës zgjedhore në Kavajë është skandal politik dhe shkatërrim i procesit të dekriminalizmit. Me veprimin e tij, Edi Rama e ka bërë zero përpjekjen e mundimshme të opozitës e partnerëve ndërkombëtarë dhe vullnetin e popullit për hartimin dhe zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.
Kjo është një tjetër dëshmi se Edi Rama nuk ndahet dot nga krimi. Nuk ndahet dot nga trafikantët dhe droga. Prandaj nuk e e do votimin dhe numërimin elektronik. Sepse kështu nuk e ndihmon dot as ai krimin, as krimi atë. Zgjedhjet e lira janë fundi i krimit në politikë. Më #18Shkurt #NgrihemiBashkë për t’i prerë rrugën krimit në politikë.

 

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY