DENONCIMI/ “Gjiknuri vetë nuk paguan faturat e dritave, mund të ishte në...

DENONCIMI/ “Gjiknuri vetë nuk paguan faturat e dritave, mund të ishte në burg”

95
0
Shares

Grida Duma ka reaguar nga selia e Partisë Demokratike për reagimin e Gjiknurit në lidhje me mbifaturimet e energjisë. Ajo tha se Gjiknuri i fyeu viktimat duke i konsideruar kufoma ndërsa shtoi se kjo qeveri po u zhvat qytetarëve milionatb e eurove që ja fali CEZ. Ajo tha gjithashtu me anë të një fature të energjisë që i përket Ministrit Gjiknuri se ky i fundit nuk e ka paguar prej kohësh këtë faturë.

DEKLARATA:

Sot ngritëm shqetësimin e mijëra qytetarëve që janë mbifaturuar në mënyrë abuzive. Janë më mijëra familje që ankohen në sportele dhe u thuhet: “… paguajeni sot dhe shohim muajin tjetër”.
 
Ministri i Energjitikës nuk jep llogari por komenton për etikën. Nëse do përdornim logjikën që përdorin vetë këta, edhe ministri vetë mund të ishte në burg për faturën e vet të papaguar; siç ka ndodhur me mijera familje. Disa prej të cilave në pamundësi pagese kanë humbur jetë njerëzish.
 
Është po kjo kastë qeverisëse, Rama e Gjiknuri, që zhvat nga qytetarët 600 milion eurot që ja fali CEZ të cilat po ja merr qytetarëve me dhunë me mbifaturime të përballueshme. Janë po këta që mashtruan qytetarët duke ju premtuar në fushatë uljen e çmimit të energjisë, uljen e tvsh-së për energjinë në 6%.
 
Ndërsa përpiqen të fshihen nuk japin llogari për këtë vjedhje ndaj qytetarëve, kërkojnë edhe mos përmenden njerëzit e jetët e humbura. Kërkojnë harresën, kërkojnë të zhdukin e mos përmenden më emrat e të flijuarve nga varfëria dhe dhuna ë faturës së pamundur.

I quajnë edhe kufoma! Këta janë të pamëshirshëm edhe pas vdekjes!
Nuk janë kufoma por jetë njerëzish të humbura për një faturë.
 NE DO TË MUNDËSOJMË QË FAMILJET NË NEVOJË TË MARRIN 200 KË ENERGJI ELEKTRIKE FALAS!
 NË 18 SHKURT DUHET TË PROTESTOJMË EDHE PËR TË RRËZUAR PUSHTETIN ABUZIVIST DHE TË DHUNSHËM QË RËNDON CDO MUAJ EDHE ME KETO MBIFATURIME NË FAMILJET E SHQIPTARËVE.

2

1

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY