Blushi: A do ketë një listë të zezë edhe për politikanët e...

Blushi: A do ketë një listë të zezë edhe për politikanët e korruptuar në Shqipëri? Pro votimit elektronik

46
0
Shares

Pas listës së “zezë” të prokurorëve e gjyqtarëve që iu refuzua viza për në SHBA, kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, shtron pyetjen nëse do të ketë një listë të tillë edhe për politikanët e korruptuar. Gjatë aktivitetit të shpalljes së programin politik LIBRA, Ben Blushi është shprehur se disa prokurorë e gjyqtarë po tentojnë ta përdorin si “amnisti” vettingun.
“Situata në Shqipëri është shumë e pastabilizuar. Reforma në Drejtësi duket sikur po bllokohet sërish. Ne e kishim thënë se ata që kanë bërë ligjin, do bëjnë gjithçka për të kapur ata që ligji i emëron. Kjo praktikë e cënon frymën e reformës në drejtësi. Shqiptarët sot për fat të mirë kanë një perceptim të drejtë për atë që po ndodh, e dinë që klasa e tyre politike po bën gjithçka për ta bllokuar reformën, ndërsa SHBA po bën gjithçka për ta zhbllokuar dhe për të ecur përpara. Duket se reforma në drejtësi po kthehet në amnisti për prokurorë e gjyqtarë që kur nuk duan të kalojnë vetingun mund të parkojnë qetësisht në lëndinat e qeta të harresës duke u falur me gjoba që kanë vetë në të shkuarën.
Në Parlamentin e Shqipërisë ka me dhjetëra deputetë e ministra që janë përgjegjës për korrupsionin. Pyetja është a do t’u hiqen vizat atyre? A do të ketë një listë të zezë për politikanët, për ata që ndajnë çdo ditë paratë e krimit, të korrupsionit.
Siç e pranoi edhe një ministër pak ditë më parë, paratë ndahen në qeveri, thërrimet ndahen ne gjykata. Dikush po kërkon të krijojë mjegull për të na bllokuar shikimin.
Ambasada ka reaguar për këtë situatë, dhe u janë bllokuar vizat disa prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Drejtësia nuk është një mall politik. Drejtësia nuk duhet të ketë lidhje me zgjedhjet”, tha Blushi.
Sipas tij, ka hutim sot në vend për rolin e SHBA për reformën, ka shumë njerëz që pyesin nëse është Amerika e Trump apo Obamës ajo që do reformën në drejtësi.
“Unë them se Amerika është demokraci mbi drejtësinë. Amerika është aleat yni kundër armikut të përbashkët, armiku ynë nuk janë serbët, grekët e turqit, është korrupsioni”, deklaroi Blushi.
Teksa foli për numërimin elektronik ai tha se LIBRA është pro këtij procesi si e vetmja mënyrë që zgjedhjet të mbahen të lira dhe të ndershme.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY