Senatorët italianë: Basha si kryeministër i ardhshëm, ngjall shumë besueshmëri

Senatorët italianë: Basha si kryeministër i ardhshëm, ngjall shumë besueshmëri

47
0
Shares

Kryetari Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi sot një takim me investitorë italianë, të cilëve u ka prezantuar me detaje programin ekonomik të PD me të cilin synon të vijë në qeverisje në qershor 2017 dhe veçanërisht, planin për tërheqjen e investimeve të huaj.
“Mundësi e re për sipërmarrjen dhe investimet. Qeveria jonë do të jetë qeveria me taksat më të ulëta në historinë 26 vjeçare të tranzicionit: tatimi mbi të ardhurat dhe kompanitë 9 për qind, TVSH 15 për qind”, prezantoi Basha.
“Jam këtu  për t’ju garantuar se unë dhe qeveria ime do të jemi në krahun tuaj dhe do të ndërtojmë një histori suksesi dhe prosperiteti për Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha Basha.
“Jam shumë mirënjohës të ndaj me ju sot mundësitë, vizionin që unë dhe PD – padyshim ekipi më i mirë ekzistues në Shqipëri me ekspertë vendas dhe të huaj – kemi hartuar për politikat ekonomike dhe fiskale”, shtoi ai.
Përveç investitorëve italianë, në takim ishin edhe përfaqësues të së djathtës italiane, senatorë të njohur, të cilët deklaruan besimin e tyre tek lidershipi i Bashës.
Paolo Romani, senator i Forza Italia, tha se “ne jemi parti simotra, nga e njëjta familje, nga PPE dhe me thënë të drejtën ndjeva një zili kur po dëgjoja kryetarin Basha sepse ai u shpreh qenësisht për tri revolucione të mëdha: revolucion fiskal që do duhej ta bënim me fleksibilitet dhe në Itali, revolucion kundër burokracisë, dhe revolucion tek shpenzimet publike.
Këto dy ditë do të kryejmë disa takime për partneritetin italo-shqiptar. Të gjithë kërkojnë më shumë prezencë italiane në këtë vend.
Falënderoj kryetarin Basha për këtë takim të jashtëzakonshëm, tani po ju përcjell këtë mesazh: Në 18 qershor, Shqipëria ka zgjedhjet dhe mesazhet që përcolli kryetari me duken si një shenjë e rezultatit të mire”.
Po kështu edhe Mario Mauro, senator grupi i Partive Popullore tha se “prania jonë këtu zhvillohet brenda vëllazërisë së Partisë Popullore Europiane, domethënë, familja e partive liberale demokrate, që uron edhe për rezultatin e mirë të një projekti europian, suksesin e udhës së integrimit europian të Shqipërisë.
Këtu jemi me një parti që është në opozitë, e shoqëruar nga parti që janë në opozitë në vendin e tyre dhe të shohësh kaq shumë interes të bën të kuptosh atë besueshmëri të madhe që ka jo vetëm Partia Demokratike Shqiptare, por sidomos figura e kandidatit të kësaj partie për kryeministër të ardhshëm, Lulzim Basha. Është një figurë që ka një rëndësi të veçantë në kontekstin europian, që ka një rëndësi të veçantë në kontekstin ndërkombëtar, pikërisht sepse është një figurë me besueshmëri të jashtëzakonshme, shumë të madhe dhe mbështetet në ide”.
basha italiane

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY