KONSPIRACION/ Dorëheqja e Papa Benediktit XVI, komplot i Barack Obamës dhe George...

KONSPIRACION/ Dorëheqja e Papa Benediktit XVI, komplot i Barack Obamës dhe George Soros?!

69
0
Shares

Papa Benedikti i XVI mund të jetë larguar nga Vatikani përmes një dorëheqjeje të detyruar dhe jo me vullnet të lirë. Dyshimet i hedhin një grup drejtuesish të organizatave katolike në Shtetet e Bashkuara. Ata akuzojnë ndër të tjerë George Sorosin se ka dashur të largojë konservatorin Jozef Racinger për ti dhënë Katolicizmit botëror drejtim progresiv me Papa Francescun.
Dorëheqja e Benediktit të XVI nga drejtimi i Kishës Katolike Botërore mund të mos ketë qenë e tillë. Në Shtetet e Bashkuara hidhen dyshime se gjermani Jozef Ratcinger mund të jetë larguar përmes një komploti të orkestruar nga njerëz të lidhur me administratën Obama.
Më 20 janar, revista katolike me orientim konservator “The Renmant” i drejtoi një letër të hapur presidentit Trump për t’i kërkuar të hedhë dritë mbi lëvizjet e presidentit Obama dhe mbi rolin e tij në dorëheqjen e Papës. Letra ishte firmosur nga ish –koloneli i ushtrisë amerikane David Sonnier, presidenti i shoqatës së avokatëve katolikë Christopher Ferrara dhe drejtori i revistës “The Renmant”, Michael Matt. Nisma e tyre merr shkas nga dokumentat e publikuara nga wikileaks. Sipas këtyre dokumentave, dyshohet se ndryshimi i “regjimit” në Vatikan është projektuar nga administrata Obama.
Nëse do të rezultojë i vërtetë, ky është një superskandal!
“Gjatë vitit të tretë të mandatit të parë të administratës Obama – thuhet në letrën e hapur – Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton dhe të tjerë zyrtarë të qeverisë, kanë propozuar “një revolucion katolik, objektivi i të cilit ishte zhdukja përfundimtare e asaj që kishte ngelur nga Kisha katolike në Amerikë”.
Dyshimet lindin nga një e-mail që John Podesta, këshilltar i Clinton, i dërgoi Sandy Newman, drejtorit të një reviste progresiste. Në e-mail Podesta i shpjegon atij se po kërkon të realizojë një “pranverë katolike” në Vatikan të ngjashme me “pranverën arabe” që rrëzoi regjimet në Afrikën e Veriut.
Sipas autorëve të letrës së hapur, zgjedhja e Papa Françeskut ka shërbyer për “t’i dhënë një mbështetje shpirtërore programit ideologjik të së majtës ndërkombëtare”, aq sa sot Ati i Shenjtë besohet të jetë bërë në “liderin e të majtës botërore”.
Revista “The Renmant” i kërkon presidentit Trump që të hapë hapë një hetim që të shpjegojë se për cilin motiv NSA – Agjencia e Sigurisë Kombëtare – ka monitoruar konklavën që ka zgjedhur Papa Françeskun, çfarë operacionesh sekrete janë kryer nga qeveria e SHBA mbi dorëheqjen e Papa Ratzinger dhe të hedhë dritë mbi transaksionet financiare me Vatikanin, të ndërprera disa ditë para dorëheqjes së Ratzinger. Në fakt, në dhjetor 2013 Deutsche Bank mbylli bankomatët brenda Selisë së Shenjtë me justifikimin se po kryheshin hetime mbi normat kundër pastrimit të parave, por të nesërmen e dorëheqjes së Papës, Vatikani dhe Banka e gjetën menjëherë gjuhën e përbashkët, duke i rihapur bankomatët.
Në fund, autorët e letrës i kërkojnë presidentit të sqarojë rolin e Podesta-s në këtë që ai vetë e ka quajtur si “pranvera katolike”, se çfarë roli ka patur George Soros dhe nëse administrata Obama ka patur ndonjë kontakt me atë që është quajtur si “mafia e San Gallo” apo thënë ndryshe “konesnsusi mes kardinalëve dhe peshkopëve që në vitin 2005 kishte zbuluar tek Bergoglio papën perfekt për të reformuar Kishën në drejtimin progresist.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY