“Kathimerini”: Klemend Balili provokon krizë politike në Shqipëri

“Kathimerini”: Klemend Balili provokon krizë politike në Shqipëri

33
0
Shares

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan sot se dosja e Klemend Balilit ka provokuar një krizë politike në Shqipëri. Duket për këtë konkluzion, gazeta greke i referohet zhvillimeve të fundit brenda mazhorancës, që kulmuan me shkarkimin e ministrit Ylli Manjani.
Në artikullin e saj të sotëm “Kathimerini” i bën jehonë më pas edhe operacionit “Ngjitje” të policisë greke në ishullin Zakinthos, ku arrestuan shumë shtetas shqiptarë dhe grekë që ishin pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Balili. Sipas gazetës, policia greke e zbuloi Balilin fillimisht me emrin e koduar “Kelly”, ndërsa theksonte lidhjet e tij të forta politike në Tiranë. Bashkëdrejtuesi tjetër i grupit kriminal ishte një tjetër shtetas shqiptar që jetonte në Belgjikë, por që u arrestua.
Më pas në shkrimin e “Kathimerini” flitet për lëvizjet politike në Tiranë pas kthimit të Metës nga SHBA-ja, mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare nga Presidenti Nishani dhe shpërblimin prej 50 milionë lekë të vjetra ana e policisë shqiptare për këdo që jep informacion mbi vendndodhjen e Balilit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY