Ilir Meta shpall një slogan të ri: LSI ka durim strategjik

Ilir Meta shpall një slogan të ri: LSI ka durim strategjik

66
0
Shares

Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta, tha sot se tensioni politik në vend nuk krijohet nga qytetarët por nga nivelet e larta të politikës ndërsa LSI po aplikon durimin strategjik si mjet për ta përballuar. Pas sloganit “ Me qetësi, me dashuri”, kjo ëhstë tjetër formulë e LSI për të qarkulluar në mjedisin konkurrent dhe agresiv të politikës.

Gjatë fjalës së mbajtur në këtë takim me anëtarë të LSI në Tiranë, Meta tha se vendi ka nevojë për një energji pozitive që askush më mirë se sa LSI-ja nuk mundet ta përçojë në drejtimin e vendit, në dialogun dhe në bashkëpunimin politik. Kryetari i LSI-së u shpreh se pas 26 vjetësh ka një konflikt të papranueshëm, ndërsa shoqëria kërkon ekuilibër dhe zgjidhje të problemeve.

“Pas 26 vjetësh gjithë kjo urrejtje është një gjë e papranueshme sepse është një konflikt aq artificial që vjen nga lart, që nuk vjen nga poshtë, nga shoqëria e cila kërkon ekuilibër, e cila kërkon zgjidhje të problemeve e jo konflikte”, – theksoi z. Ilir Meta, duke shtuar se LSI është e përqendruar te problemet dhe se ka qëllime strategjike për zhvillimin dhe stabilitetit të vendit dhe për të modernizimin e tij.

Gjithashtu, Kryetari Meta nënvizoi se avantazhi i LSI-së është se ka durim strategjik dhe qëndron për njerëzit.

“LSI është e përqendruar te problemet, LSI ka qëllime strategjike për zhvillimin dhe stabilitetit të vendit dhe për të modernizimin e tij. Avantazhi që ka LSI-ja është që ka edhe durim strategjik, pra ka nerva të çelikta. Ajo që te njerëzit mbetet është mesazhi, që LSI është për njerëzit, qëndron për njerëzit, për punësimin e tyre, për përfshirjen e tyre, është për bashkëpunim me ta”, – deklaroi Kryetari i LSI-së ndër të tjera në fjalën e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY