FOTO & DETAJE/ Vlorë, arrestohet shefi i Rendit në drejtorinë e Policisë...

FOTO & DETAJE/ Vlorë, arrestohet shefi i Rendit në drejtorinë e Policisë së Qarkut

291
0
Shares

Me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda është arrestuar sot, shefi i Rendit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlore, Haki Hasanbega, i dyshuar për favorizim të kultivimit të lëndëve narkotike në zonën e Vlorës.
Burime nga polica Vendore, bëjnë të ditur se dyshohet se Hasanbega ju ka dhënë garanci kundrejt 20 – 40 për qind të shpërblimit, kultivuesve të bimëve narkotike në fshatra të ndryshme të Vlorës.
Haki Hasanbega ka një karrierë në Policisë, pasi ka qenë shef i Postës së Policisë Në Orikum, më pas me detyrë në Tepelenë, për tu kthyer në Vlorë.
Nga hetimet e deritanishme, priten zhvillime të reja, për sa i përket identifikimit të personave të tjerë të mundshëm, bashkëpunëtorë të shefit të Policisë, të arrestuar.
DRONI.al

haki hasanbega

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY