Turqia kërcënon Greqinë: Mos luani me ne, se do t’ju godasim!

Turqia kërcënon Greqinë: Mos luani me ne, se do t’ju godasim!

88
0
Shares

ritet Tensioni mes Turqisë dhe Greqisë. Pas mosmarrëveshjeve lidhur me ushtarët e akuzuar si puçistë që Athina refuzon t’i ekstradojë në Turqi, marrëdhëniet mes dy vendeve janë tensionuar për shkak të ishujve të pabanuar në Detin Egje.
Një deputet i partisë në pushtet në Turqi ka kërcënuar Athinën zyrtare të bëjë kujdes e të mos luajë me ishujt e pabanuar të Karadakut, ose përndryshe Ankara do ta godasë.
“E paralajmëroj Greqinë. Në vitin 1996 shpëtuat falë një admirali frikacak. Mos luani lojën e Karadakut me ne, ju godasim!”, tha Huseyin Kocabiyik, deputet i AKP-së, partia e Presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Deklarata e fortë në Twitter vjen pak kohë pasi Ministri grek i Brendshëm, Panos Kammenos, shkoi në ishujt e pabanuar për të vendosur kurora me lule. Komandanti i ushtrisë turke Hulusi Akar po ashtu vizitoi ishujt me 29 Janar, lëvizje që u dënua nga Greqia.
Luftanijet e dy vendeve janë vënë disa herë ballë për ballë në afërsi të ishujve të kontestuar. 
Në 1996-ën u përjetua kriza e Karadakut dhe u shmang një konflikt i armatosur mes Turqisë dhe Greqisë pasi të dy shtetet zbarkuan ushtarë në ishuj.
Atë kohë Kocabiyik ka qenë një prej këshilltarëve të Kryeministres së parë femër të Turqisë, Tansu Ciller.
Kocabiyik kujton se 21 vite më parë një komandant turk nuk e zbatoi urdhrin e kryeministres për të fundosur një anije greke pranë ishujve.
“Grekët duhet ta dinë se Turqia nuk është më shteti që ishte 21 vite më parë,” tha ai.
Dy ishujt e vegjël shkëmborë të Imias apo Karadakut ndodhen në Detin Egje mes vargut të ishujve grekë Dodecanese dhe brigjeve jugperëndimore të territorit turk.

karadak

turqi greqi

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY