VIDEO/ Kapshticë, arrestohet tiransi kishte mbushur “Audi”-n A6 me kanabis

VIDEO/ Kapshticë, arrestohet tiransi kishte mbushur “Audi”-n A6 me kanabis

100
0
Shares

Shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Narkotikët në DVP-Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të Aldo Neli, 29 vjeç, banues në Zallher-Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të detajuar, të ushtruar në vijën e dytë nga shërbimet e Policisë Kufitare, (në dalje të Republikës së Shqipërisë) automjetit tip “Audi”A6 me targa AA 960 PN, të cilin ky shtetas drejtonte, në një vend të modifikuar midis sediljes së prapme dhe bagazhit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 31 pako të mbështjella me letër natriban, me peshë 30 kg  lëndë e dyshuar si narkotike cannabis sattiva.
Nga veprimet hetimore të kryera, si edhe marrja e deklarimeve rezulton se shtetasi i mësipërm kishte si destinacion qytetin e Selanikut/Greqi.
Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale, “Trafikimi i narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY