Shpërthim me eksploziv në një makine në Vlorë

Shpërthim me eksploziv në një makine në Vlorë

74
0
Shares

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në Vlorë, ku një makine të parkuar i është vendosur tritol.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesit të sotëm pranë pallatit të pronarit të mjetit në lagjen “Pavarësia”.
Automjeti tip “Audi Q7”, në pronësi të shtetasit F.L. (P), 46 vjeç, ka marrë flakë dhe për pasojë është dëmtuar pjesa e përparme e tij.
Si pasojë e shpërthimit nuk ka persona të lënduar. Nga të dhënat paraprake dyshohet se mjeti mund të jetë djegur qëllimisht si pasojë e shpërthimit të një sasie të vogël të dyshuar lëndë plasëse tritoli, e cila është hedhur poshtë mjetit.
Nga ana e policisë po punohet për hetime të mëtejshme për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për identifikimin e autorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY