Edi Rama në komunikimin javor, para private për infrastrukturë dhe arsim

Edi Rama në komunikimin javor, para private për infrastrukturë dhe arsim

53
0
Shares

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në komunikimin javor përmes rrjeteve sociale se marrëveshja me FMN ka qenë një histori e suksesshme suksesi. Ai tha se marrëveshja u vendos tri vite më parë pasi vendi kishte një borxh të lartë publik, OSSHE kishte 1 miliardë dollarë borxh dhe rreth 720 milionë dollarë të papaguara për projekte të kryera nga biznesi privat, ndërsa kreditë e këqia të bankave ishin në përqindje të madhe. Rama tha se qeveria kishte mundësi të mos paguante rrogat e nëntorit dhe dhjetorit të vitit 2013.

Sipas Ramës marrëveshja ka përmirësuar të gjithë treguesit duke e vendosur ekonominë shqiptare në rrugën e financave publike solide duke iu referuar edhe përfundimeve që ka arritur FMN. Besohet se rritja ekonomike e vendit do të jetë 3.4 % për vitin 2016 ndërsa balanca e pagesave do të jetë pozitive. Borxhi publik nuk po rritet dhe ka filluar të bjerë. Nuk ka rritje taksash. Është rritur konsumi në përmasa të mëdha, sikurse thotë Kryeministri.

Ai tha se reformat po na japin vetëm rezultatet e para.

Në vijim ai tha se do të nisë programin kombëtar 1 miliardë dollarë për rindërtim. Do të futen një numër i madh kapitalesh private në rindërtim si në infrastrukturë dhe arsim. Ai tha se rritja ekonomike do të jetë dyfish nga kjo që është tani dhe rritja e ekonomisë kombëtare do të ndjehet shumë më tepër në ekonominë familjare.

Për zgjedhjet kemi kohë të flasim, tha Rama në përfundim të komunikimit javor përmes rrjeteve sociale./Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY