DY SKEMAT/Ylli Manjani për Saimir Tahirin, ose Tahiri për koalicionin

DY SKEMAT/Ylli Manjani për Saimir Tahirin, ose Tahiri për koalicionin

53
0
Shares

Debatet mes LSI dhe PS duket se kanë shkuar drejt dekantimit në zyrën e Kryeministrit. Sulmet e përditshme dhe në grup kundër ministrit të Brendshëm janë kthyer me një kundërsulm. raporton droni.al.

Sic njoftojnë disa media në Tiranë, Edi Rama është drejt shkarkimit të një ministri. Bëhet fjalë për Ylli Manjanin, shkruan syri.net që thotë se kryeministri ka firmosur dhe më pas shqyer dekretin e shkarkimit.

Vetë ministri Manjani ka lajmëruar një konferencë shtypi për nesër në orën 9.30, koha kur nisin punën gazetarët.

Teksti i lajmërimit
: Neser ne oren 9:30 tek Ministria e Drejtesise, z. Ylli Manjani konference per media. Faleminderit!

Lajmërimi është bërë në orën 19.08 të mbrëmjes por vetëm pak minuta më vonë, në orën 20.00 konferenca është anuluar po nga ministri Manjani.

Teksti i anulimit
: Duke ju kerkuar ndjese, konferenca e lajmeruar per neser anullohet. Do te mbetemi ne kontakt.

Ndërkaq sot në një koment për debatet PS-LSI, gazetari Blendi Fevziu njoftonte se brenda javës do të ketë ndryshime në qeveri nëse nuk prishet koalicioni.

Opozita e ka komentuar debatin si prishje pazaresh mes Ramës dhe Metës.

Në fakt LSI nuk po sulmon Ramën apo qeverinë. Ajo ka sulmuar në grup ministrin e Brendshëm, sulm që erdhi si mbështetje e kërkesës së Metës ndaj Presidentit Nishani për të mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare për shkak se policia nuk arreston të kërkuarin ndërkombëtar, Klement Balilin.

Por ndaj Tahirit ka edhe një akuzë që lidhet më ndërhyrjet e policisë në zgjedhje, e dukshme kjo në Durrës dhe Gjirokastër sipas eskponetëve të lartë të LSI, raporton droni.al.

Qartësisht Ilir Meta nuk do të shkojë në zgjedhje me Saimir Tahirin, ministër të Brendshëm. Por Tahiri, i afishuar si kundërshtar i Metës po aq sa i Erion Velisë dhe vetë Meta, mik i Erion Velisë po aq sa Ylli Manjani është armik i Edi Ramës, duket se mund të ketë dy largime nga qeveria për t’i dhënë fund krizës. Por në mes është koalicioni dhe Rama duket qartë se nuk është në pozitat e personit që luan gurët. Koalicioni do edhe flijimin dhe ky mund të jetë sërish Tahiri./Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY