Itali, shqiptari manjak, përndiqte shitëset e dyqane

Itali, shqiptari manjak, përndiqte shitëset e dyqane

64
0
Shares

Policia italiane ka identifikuar dhe arrestuar një shqiptar 30 -vjeçar në Itali, pas denoncimit të disa shitëseve dhe vajzave që frekuentonin dyqanet në lagjen San Leonardo në Parma të Italisë.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari ishte me qëndrim të rregullt në Itali, por me banim në komunën Barberino del Mugello, në Firence.
“Shikim i pandërprerë nga vitrinat, ngacmime dhe ndonjë kërcënim janë veprimet që kanë frikësuar vajzat, të cilat kanë denoncuar në polici”, shkruajnë mediat italiane.
Emri i shqiptarit nuk është bërë i ditur, por policia vendosi ta ndiqte në gjendje të lirë, kurse gjykata vendosi që ai mos t;u afrohej në një distancë të caktuar vajzave që kishte përndjekur.
capture_copy_4

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY