VIDEO/ “Palaço dhe i pafytyrë”, sherri Shalësi – Spaho në Komision

VIDEO/ “Palaço dhe i pafytyrë”, sherri Shalësi – Spaho në Komision

39
0
Shares

Kishte vetëm 5 minuta që kishte nisur mbledhja e Komisionit të Partisë Demokratike për CEZ kur mes deputetëve kanë nisur sharjet dhe ofendimet. Eduart Shalësi ka kërkuar që të qëndrohet në sallë pavarësisht orareve, me qëllim zhvillimi e seancave me dëshmitarët, por përgjigja nga Edmond Spaho nuk ka vonuar.

Debatet në Komision  

 


Eduard Shalësi: “Herën tjetër ikët për ndeshjen”.
Edmond Spaho: “Je i pafytyrë”.
Eduard Shalësi: “Palaço, je dhe goxha burrë”.
Pas këtyre debateve Shalsi ka vendosur të ndërpresë seancën ndërsa është shprehur se mund të vijojë por jo me këtë gjuhë. Pas një pushimi disa minutësh ku debati në komision ka vijuar me tone të larta pa praninë e medias, ka rinisur sërish me diskutime mes të pranishmëve.
Eduard Shalësi: “Ju nuk mund t’i kërkoni dëshmitarëve sesi duhet të flasin. Bëni dhe deklarata. Nxirrni konkluzione para kohe”.
Edmond Spaho: “Mora frymëzim nga Taulant Balla”.
Eduard Shalësi: “U përballëm me skema të shëmtuara këtu, për fajin tuaj”.
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY