Fier, të shtruarit dalin të sëmurë nga spitali dhe me xhepat bosh

Fier, të shtruarit dalin të sëmurë nga spitali dhe me xhepat bosh

164
0
Shares

Një ditë e zakonshme në spitalin e Fierit ku pacientet dynden në radhe për bërjen e ekografisë ekos apo skanerit
Por nëse pritja në radhë ja vlen për diagnostikimin dhe mjekimin, në laborator pacientët po presin prej më shumë se një jave për të bërë analizat e gjakut. Shkak është mungesa e materialit kimik për nivelin e yndyrës në gjak. Për pasojë asnjë analizë komplete e gjakut nuk mund të bëhet.
Pacientët kronikë rrezikojnë shëndetin sepse nuk mund të marrin barnat e rimbursueshme pa rezultatin e analizave të radhës. Janë kryesisht të sëmurë me probleme në zemër
Në hyrje të poliklinikës së Fierit nuk mungojnë denoncimet e pacientëve për mungesën e barnave. Të shtruarit dalin të sëmurë nga spitali dhe me xhepat bosh. Ilaçet duhet t’i blejnë vetë.
Drejtoria e spitalit të Fierit e  ka sqaruar arsyen e këtyre mangësive me bërjen e kontratave të reja për barnat dhe materialet laboratorike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY