Edi Rama përçan ish-të përndjekurit, krijon parti me nëpunës administrate

Edi Rama përçan ish-të përndjekurit, krijon parti me nëpunës administrate

58
0
Shares

Shoqatat e ish të përndjekurve politikë kanë reaguar pas lajmit se në datë 28 janar, në Pallatin e Kongreseve do të organizohet një kuvend kombëtar me ish të përndjekurit politikë ku do të shpallet dhe një parti e tyre. Sipas përfaqësuesit të shoqatës së ish të përndjekurve politikë, kjo është një tentativë e kryeministrit Rama për t’i përçarë, pasi siç pretendojnë “partia do krijohet me nëpunës administrate”.
“Po qarkullon një lajm që në datën 28 Janar në sallën e Pallatit të kongreseve do të organizohet një kuvend kombëtar me të përpjekurit politikë ku do të shpallet dhe një parti e tyre, dhe sipas të dhënave do të jetë anëtari i komisionit të posaçëm të partisë Socialiste dhe kryetari i Institutit, Bilal Kola. U bëjmë thirrje ish të përndjekurve politikë të vërtetë që të mos marrin pjesë në këtë kuvend sharlatanësh pasi është kuvend hipokrit dhe i organizuar nga ish anëtarët e regjimit komunist. U bëjmë me dije se kjo është manovër politike e sharlatanit Edi Rama që më këtë metodë kërkon të shpërndajë të përpjekurit politikë dhe nuk do tia arrijë kurrë”, tha Reshat Kripa.
Ndërkohë edhe presidenti i Unionit të ish të Burgosurve dhe Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, Besim Ndregjoni ka thënë se shoqatat denoncojnë lëvizjen politike përçarëse të kryeministrit Rama.
“Shoqatat tona denoncojnë lëvizjen politike përçarëse të një kryeministri që përbuz të përndjekurit politikë, të një kryeministrit që kur dënoheshin krimet e komunizmit nga Këshilli i Evropës, ai u jepte urdhër grupit parlamentar të Ps të mos votonin dënimin e krimeve të komunizmit. Ky sharlatan kryeministër po bën një lëvizje politike me nëpunësit e administratës së tij për të gjoja një kongres dhe një parti. Partia e të përndjekurve është partia kundër komunizmit dhe e lirisë. Parti të formuar nga Edi Rama, për të gjithë ish të përndjekurit shqiptarët është një fyerje dhe ta përbuzin këtë nisëm të Edi Ramës. Ish-të përndjekurit të mos bashkohen me një kryeministër që fyen poetin Havzi Nela, që i fyen të përndjekurit duke ndërtuar bunkere”, tha Besim Ndregjoni.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY