Gazetari zbulon sa shqiptarë janë sot në ushtrinë greke

Gazetari zbulon sa shqiptarë janë sot në ushtrinë greke

74
0
Shares

Një gazetar shqiptar që jeton në Athinë dhe raporton prej atje për mediat në Tiranë deklaroi sonte se janë të paktën 12 mijë rekrutë shqiptarë në rradhët e forcave ushtarake të vendit fqinj.

“Jane rreth 12 mije rekrute shqiptare ne rradhet e ushtrise greke, nga 86 mijë që janë gjithsej në ushtrinë greke” tha Robert Goro gjate nje lidhje live me Blendi Fevziun ne emisionin “Opinion” ne “Tv Klan”.

“Shqiptaret qe nuk kryejne shkollen e larte, shkojne ne sherbimin e detyrueshem ushtarak ne Greqi. Djemte qe ishin ne foto, ishin parashikuar te beheshin pjese e Gardes se Republikes, si ata qe rrine me fustanella ne Parlamentin e Greqise”, tha Goro duke komentua mbi foton që disa ushtarë me origjinë shqiptare pozuan me duart e lidhura si shqiponjë.

Gazetari Goro, tha ndër te tjera se ka kontaktuar me një nga të afërmit e njërit prej ushtarëve ku ka mësur se ata ishin në stërvitje për t’u caktuar në Gardën e Republikës. Ata nuk njiheshin me njëri tjetrin përpara se të përzgjidheshin për trupta elitare të Gardës.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY