DENONCIMI/ Në spitalin e Beratit ka vdekur një fëmijë 3 vjeç nga...

DENONCIMI/ Në spitalin e Beratit ka vdekur një fëmijë 3 vjeç nga gripi, po e mbajnë të fshehtë

58
0
Shares

Namir Lapardhaja ka denoncuar në Facebook atë që ai e quan një ngjarje flagrante në Spitalin e Beratit. Ai thotë se një fëmijë 3 vjec ka vdekur në ambjentet e këtij institucioni dhe po mbahet e fshehtë .

Denoncim:
Si qytetar, prind i dy vajzave, por dhe si njeri i angazhuar publikisht, dua te denoncoj ketu sot, perpara jush, nje fakt shume te rende, ndodhur tre dite me pare, dhe mbajtur fshehur ne menyre flagrante dhe kriminale: ne Spitalin Rajonal te Beratit ka vdekur, si pasoje e gripit, nje femije 3 vjeç.
Ky fakt eshte mbajtur i fshehur dhe nuk eshte treguar nga drejtuesit e institucionit. Nuk eshte zbatuar procedura dhe per kete rast ende nuk ka filluar asnje hetim.
Nuk dua e nuk po fajesoj askend. Ne mjekesi njihen raste te tilla, mirepo fshehja e tille eshte krim me vete qe fajeson drejtperdrejt institucionin.
Uroj qe pas ketij denoncimi Prokuroria te filloje hetimin, pergjegjesit te dalin perpara ligjit dhe e drejta te vihet ne vend.
Femija eshte marre i vdekur ne krah, nga nena, dhe kjo e ben edhe me te dhimbshem te gjithe ngjarjen. Jam i shokuar.
Uroj te kete nje reagim pas kesaj.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY