SKANDAL/ Tiranë, vetëm 20 për qind e mishit që tregtohet ka vulë...

SKANDAL/ Tiranë, vetëm 20 për qind e mishit që tregtohet ka vulë veterineri

57
0
Shares

Vetëm 20 % e totalit të mishit që del për konsum është i certifikuar dhe plotëson standardet e sigurisë ushqimore. Ora News ndoqi nga afër se si kryhet procesi nga marrja në dorëzim e bagëtisë, verifikimi i dokumenteve përkatëse dhe deri në transportin drejt dyqaneve të mishit.
Hermiona Hajdini, përgjegjëse e sektorit veterinar në Bashkinë Tiranë sqaron se janë vetën 2 thertore të licencuara, në të cilat kanë veprim veterinerët e bashkisë.
“Veterineri përpos kontrolleve teknike, në moment që kafsha e therur është e pastër nga të gjitha sëmundjet, vulos karkasën dhe jep dhe certifikatën, e cila garanton konsumatorin që ky produkt është i sigurt për konsum human”, shprehet Hajdini.
Ndryshe nga sa jemi mësuar që mishin ta blejmë të sapo therur, drejtoresha e sektorit veterinar sqaron se duhen minimalisht 24 orë që mishi të pushojë.
“Gjatë kësaj periudhe, ndodhin një sërë procesesh kimike në mishin e therur. Mishi mund të jetë shumë i fortë në prerje, nuk zihet mirë, nuk ka kulluar plotësisht. Maturimi i tij rrit cilësinë e mishit”, shton Hajdini.
Gjatë një muaji në thertoren model të Vaqarrit theren 700-800 kafshë  ndërsa kapaciteti i saj është 150 të tilla në ditë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY