SKANDAL/ Durrës, sherr me shokët, plagoset me thikë nxënësi i 9-vjeçares

SKANDAL/ Durrës, sherr me shokët, plagoset me thikë nxënësi i 9-vjeçares

34
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë 9-vjeçare në Durrës sot rreth orës 13:35. Mësohet se një nxënës i shkollës “Bedrie Bebezi” ka mbetur i plagosur me thikë në krah dhe në shpatull.
Ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes nxënësve të kësaj shkolle, i cili ka përshkallëzuar në përdorimin e armëve të ftohta.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë, ndërsa adoleshenti i plagosur është dërguar me urgjencë në spital. Mësohet se ai është jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihet ende shkaku i këtij sherri që çoi në plagosjen e adoleshentit, por nxënësit e shkollës kanë përjetuar momente tmerri e paniku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY