EMRI & VIDEO/ Fier, punëtori i rafinerisë kërcënon vetëvrasjen nga maja e...

EMRI & VIDEO/ Fier, punëtori i rafinerisë kërcënon vetëvrasjen nga maja e oxhakut dhe me një shishe benzinë në dorë

55
0
Shares

Një punonjës i rafinerisë së naftës në Fier, ka hipur në majën e një oxhaku të kësaj ndërmarrje dje me një shishe benzinë në dorë, kërcënon vetëvrasjen.
Mësohet se punëtori i cili që prej orëve të para të mëngjesit, ka hipur dhe kërcënon për vetëvrasje, është Agim Myrdini 59 vjeç, punonjës prej 30 vjetësh në këtë rafineri.
Shkaku i kësaj proteste kërcënuese lidhet me mos marrjen e pagës prej disa muajsh. Agim Myrdini, së bashku me rreth 150 punonjës prej kohësh kanë kërkuar tre muajt e pa paguara të pagave, si dhe 15 muaj sigurimet e paguara veç këtyre, punëtorët nuk kanë asnjë informacion as për fatin e rafinerisë, tek e cila kanë nj jetë që punojnë.
Mësohet se lartësia e oxhakut ku ka hipur punëtori është rreth 40 metër e lartë dhe për shkak të shkallëve jofunksionale, 50-vjeçari ka përdorur një litar për tu ngjitur.
Ndërkohë, policia ende nuk po ndërhyn, ndërsa pritet të fillojë negociatat. Janë lajmëruar dhe priten edhe zjarrfikësit.
Kolegët e tij thonë se “ai është më i përvëluari” mes tyre.
“Ai ka tërë jetën që vuan, gruaja e parë i vdiq, gruaja e dytë i vdiq, djali i vdiq. Ai është copë-copë. Ai është më keq nga neve, ne jemi prapa tij”, thotë një koleg i tij.
“Kemi që në tetor që s’kemi marrë rroga. Mirë tani në janar që s’ka rroga se ka ikur ai pronari. Por muajt e tjerë janë përpunuar mijëra ton karburante e janë shitur”, deklarojnë në zë punëtorët.
“Na iku jeta luftë, 50 vjet me Enverin. Ça demokracie, nuk ka as shtet, asgjë. Të japë një sqarim. ne jemi familjarë. Kemi kalamajtë për bukë. Jo ky i PD-së, ky i PS-së, boll luftë, duam të ushqejmë fëmijët”, thonë disa të tjerë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY