Trump shpreh një dëshirë të çuditshme për vizitën që do të bëjë...

Trump shpreh një dëshirë të çuditshme për vizitën që do të bëjë në Britani

57
0
Shares

Donald Trump dëshiron të luajë golf me Mbretëreshën Elizabeth në Balmoral Castle gjatë vizitës së tij të parë shtetërore në Britani të Madhe.
Raportohet se kanë nisur diskutimet që presidenti i ri amerikan të luajë një raund golfi në fushën private në Skoci me Mbretëreshën, sipas The Daily Telegraph, transmeton Express.
Ekipi i Trumpit është duke shpresuar që të bëjë një foto mes tij dhe Mbretëreshës, me qëllim që ta rivalizojë fotografinë e famshme të presidentit Ronald Reagan dhe Mbretëreshës duke kalëruar kuajt së bashku në Windsor Castle në vitin 1982.
Këto propozime janë diskutuar gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm britanik, Boris Johnson, në selinë e qeverisë britanike, javën e kaluar.
“Ai nuk dëshiron të bëjë atë që Obama e kishte bërë gjatë vizitës shtetërore në Britani të Madhe,” ka thënë një burim.
“Ai dëshiron të bëjë më mirë,” .
Gjatë një vizite në muajin prill të vitit të kaluar, Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle, drekuan me Mbretëreshën dhe Duken e Edinburgut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY