Qëllon më armë në ajër, arrestohet në flagrancë 19-vjeçari

Qëllon më armë në ajër, arrestohet në flagrancë 19-vjeçari

94
0
Shares

Arrestohet në flagrancë një 19 vjeçar pasi qëlloi me armë zjarri në ajër.
Është sekuestruar  arma e zjarrit, të cilën e dispononte pa leje.
Rreth orës 15:00, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur informacion se në Rrugën “Coca Cola”, zona e Nishtullës 3, ka të shtëna me armë zjarri.
Është bërë  kontrolli i territorit ku dhe u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dy gëzhoja model 56.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3, kanë identifikuar dhe më pas arrestuar në flagrancë shtetasin:
– Stivi Haka, 19 vjeç, banes në Tiranë i cili dyshohet se ka bërë qitje në ajër me një armë zjarri Automatike.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
• Një armë zjarri automatike model 56 me një krehër dhe 20 fishekë.
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prishje rendit dhe qetësis publike” dhe “Prodhimi dhe mbajtia pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga Nenet 274 dhe 278/3 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY