FOTO GALERI/ Historia rrëqethëse e Kimetes, e mallkuar nga babai që në...

FOTO GALERI/ Historia rrëqethëse e Kimetes, e mallkuar nga babai që në lindje, martesat e dështuara dhe djali që donte ta therte

67
0
Shares

Ka qenë një mesazh tejet i fortë, që pasoi një histori rrëqethëse e treguar nga buzët që i dridheshin kësaj gruaje që shihni në foton më poshtë. Quhet Kimete, nga Shkodra, dhe drama e jetës së saj nis që në lindje. Ishte vajza e fundit që lindi në familje, por babai donte djalë.
Asaj i shprehu një mallkim, e la një muaj te fqinja, deri sa më në fund e pranoi në shtëpi.
Ajo dashurohet me një djalë, i cili e rrëmbeu, e mes peripecive të shumta, nga kërkimi që nisi me polici i ati, e deri te pranimi sërish në shtëpinë e prindërve, Kimetja rrëfeu se nga kjo martesë mban mend vetëm 6 muajt e vetëm të jetës së saj, kur në fytyrë kishte buzëqeshje dhe lumturi, shkruan Panorama.
“Pas 6 muajsh, të vetmet që unë mbaj mend në jetën time të kem qenë e lumtur, nuk e di besoni ju apo jo, por na bënë në magji të fuqishme, dhe bashkëshorti im u bë i dhunshëm, agresor, flija me vjehrrin dhe vjehrrën në një dhomë dhe ai flinte veç. Pas një viti, erdhi më mori vëllai”, tha ajo.
Por këtu nis drama e dytë e Kimetes. Pas disa javësh që ishte kthyer në derën e prindërve, babai e marton me një burrë 22 vite më të madh.
Ai e kishte mashtruar, kishte treguar se ishte në gjendje, por në Korçë kishte vetëm një dyshek me kashtë…
“Aty ngrita kokën lart dhe thashë ‘Zot i madh, ku bie Shkodra prej këtu’”, rrëfeu tek e “E diela shqiptare” Kimetja.
Bashkëshorti i saj është zhdukur vite me parë pa lënë gjurmë. Ndërkohë me të birin është detyruar të bëjë atë që një nënë kurrë s’do kishte dashur ta bënte: ta denoncojë në polici sepse ai është i dhunshëm, sa që një herë ka dashur ta therë dhe skena është parë edhe nga e bija e cila është bërë heroina e familjes.
Ajo edhe pse vetë është e ndarë dhe ka dy fëmijë, ka vendosur që jetën t’ia përkushtojë familjes së saj. Nënës, vëllait të sëmurë, vetes dhe dy fëmijëve të saj.
Kimetja e kishte thirrur të bijën sot në emisionin “E diela shqiptare”, për t’i kërkuar që këtej e tutje të mendonte për veten e saj, sepse ka vuajtur edhe më shumë se vetë ajo, por e bija tha se nuk do të hiqte dorë prej tyre!

16229740_334731096926889_1233490738_o
16245006_334731076926891_1632236238_o
16196803_334731043593561_1372100107_o
16196613_334731033593562_1106938404_o
16196715_334731023593563_179261395_o
16229771_334730993593566_1137229638_o
16231212_334731006926898_1995043653_o
16196388_334730970260235_2006882746_o
16251139_334730953593570_1560344781_o

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY