EMRI/ Vdes në punë shqiptari 27 vjeçar në Itali, kishte kërkuar leje...

EMRI/ Vdes në punë shqiptari 27 vjeçar në Itali, kishte kërkuar leje por iu refuzua

130
0
Shares

Një shqiptar 27 vjecar ka ndërruar jetë dje në një godinë në Certosas të Italisë, teksa ishte duke punuar. Sipas mediave vendase, Erion Myrtaj, 27 vjeç prej 2 ditësh kishte filluar punë me transportimin e mobileve në kompaninë Ikea.
Sipas dëshmitarëve, shqiptari ishte ndjerë keq që në mëngjes dhe kishte kërkuar leje, por menaxherët nuk e kishin kuptuar dhe nuk ja dhanë.
Ai vazhdoi të punonte me transportin e mobilieve deri pasdite kur ra në tokë pa ndjenja. Pronarët e shtëpisë kanë njoftuar menjëherë ambulancën, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve prej 40 minutash nuk kanë mundur ta rikthejnë në jetë.
Vdekja e të riut shqiptar konsiderohet si misterioze dhe prokurorët në Genova kanë nisur hetimet mbi rrethanat dhe shkaqet si  dhe ndaj kompanisë ku punonte shqiptari, e cila nuk mori masat kur i riu ndihej keq.
Babai i 27 vjecari shqiptar  është shprehur i tronditur për ngjarjen, ndërsa kërkon të zbardhen sa më parë shkaqet e vdekjes së djalit të tij. Shietim Myrtaj thotë se djali i tij lodhej shumë nga puna që bënte.
“Erjoni lodhej shumë nga puna me transportin e mobilieve. Unë nuk di që im bir të ketë bërë ndonjë kontroll mjekësor më parë. Jemi të tronditur, duam të dimë të vërtetën e vdekjes së djalit”- ka thënë ai. Policia ka nisur hetimet, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për shkaqet e vdekjes së 27-vjecarit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY