DETAJE/ Vlorë, sulmi me thikë në zemër, “molla e sherrit” nusja minorene

DETAJE/ Vlorë, sulmi me thikë në zemër, “molla e sherrit” nusja minorene

73
0
Shares

Pse ndodhi vrasja e të riut me thikë në zemër?
Kush ishte zanafilla e një konflikti, flet njeri nga vëllezërit Merkaj që u la i lirë?
Pesë ditë pas ngjarjes së rëndë në Vlorë ku mbeti i vrarë me thikë një 22-vjeçar, sherri mes familjeve dhe palëve të përfshira në konflikt vazhdon. Këtë e konfirmojnë akuzat që palët vijojnë të hedhin ndaj njëra-tjetrës në intervistat e dhëna për gazetarin Enrik Mehmeti për BalkanWeb.

Versionet
Disa orë para se Armando Rrapaj të goditej me thikë në zemër, sulmoi familjen Merkaj me një grup prej gjashtë personash.
Ata rrahën nënën e vëllezërve Merkaj e cila ndodhet në spitalin ushtarak rëndë me shëndetit.
Pasi u la i lirë Klevis Merkaj tregon se si nisi sherri me Rrapajn. Burrë e grua thonë se shkak për gjithçka ka ndodhur janë dy familjet që donin të ndanin çiftin, njerka dhe nëna e viktimës.
Minorenja pohon një fakt të tillë. 
Më pas konflikti është përshkallëzuar midis djalit të madh të Merkajve dhe 23 vjeçarit Armando Rrapaj. Klevisi tentoi ta shuaj sherrin, për këtë edhe u la i lirë një ditë pas arrestimit.
I riu u godit me thike në zemër dhe humbi jetën rrugës për në spital. Pas kësaj ngjarjeje tre familje janë në konflikt me njëra tjetrën, dhe pala e viktimës kërkon rikthimin e Klevis Merkaj në qeli.
Një tjetër dëshmi e bërë nga krushqit e viktimës Armando Merkaj e përfshin sërish në krim Klevis Merkaj, 27-vjeçarin që u la i lirë nga Policia e Vlorës, pasi vrasjen e pranoi vëllai i tij Novrus Merkaj.

Krushqia
Familjet Rrapaj dhe Merkaj kanëe pasur një lidhje krushqie të përbashkët. Vjehrra e vëllait të Armando Rrapajt (viktimës) fajëson për krimin Klevis Merkajn, i cili është edhe burri i thjeshtrës së saj.
Rajmonda Nurçe sqaron se Klevis dhe Novrus Merkaj kanë shkuar në banesën e saj për të kërkuar vëllanë e viktimës (Endri Rrapaj) duke kërcënuar se do ta vrisnin.
“Për të sqaruar këtë situatë dhe për te shuar debatin mes palëve unë mora në telefon Armandon, ndërsa vëllezërit Merkaj dhe nëna e tyre kanë sulmuar atë duke shkaktuar vdekjen e tij nga plaga e marrë në zemër”, thotë Rajmonda Nurçe, raporton BalkanËeb.
Ndërkohë babai i 14-vjeçares së martuar me Klevis Merkaj, Elmaz Rexhep, burri i Rajmondës, ka kërkuar arrestimin e dhëndrit dhe marrjen në pyetje nga policia të vajzës së tij, e cila ka qenë prezente në vendin e ngjarjes.

Reagimi
Nga ana tjetër, Klevis Merkaj, vëllai i autorit të vrasjes se 23-vjeçarit Armando Rrapaj, në një intervistë së bashku me bashkëshorten e tij kanë hedhur poshtë akuzat e vjehrrit dhe bashkëshortes së tij se kishte qenë në banesën e saj për të provokuar sherrin.
Sipas tij ai ka qenë duke kaluar me bashkëshorten dhe është thirrur nga viktima dhe të afërmit e tij për sqarim por “është goditur nga një grup prej 6 vetash”.
“Në atë moment rastisi dhe mamaja ime, e cila ka ndërhyrë për të më shpëtuar por është dhunuar dhe ajo dhe aktualisht është në spitalin ushtarak në Tiranë në gjendje të rëndë”, tregon Klevis Merkaj.

Tronditëse
Ai ka hedhur akuza gjithashtu dhe në drejtim të njerkës së bashkëshortes si dhe babait të saj se kanë dashur ta trafikojnë 14-vjeçaren për prostitucion në shtetin fqinj, akuza të cilat i hedh dhe vetë bashkëshortja e mitur.
Sipas saj, familja e saj dhe e viktimës kanë dashur që ta ndajnë por ajo nuk do ta bënte kurrë sepse e do Klevisin.
Ngjarja ku humbi jetën 22-vjeçari Armando Rrapaj ndodhi të martën e 17 janarit në lagjen “Partizani” në Vlorë. Për krimin është arrestuar Novrus Merkaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY