Basha i ftuar edhe në Lutjen Kombëtare Ndërfetare për Presidentin Trump

Basha i ftuar edhe në Lutjen Kombëtare Ndërfetare për Presidentin Trump

50
0
Shares
Foto Arkiv

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka qenë i ftuar edhe në Lutjen Kombëtare Ndërfetare në Katedralen e Washingtonit që përmbylli ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Donald Trump.
Këtë ftesë ai e ka zbuluar vetë, nëpërmjet një postimi në “Facebook”.
“Nder dhe privilegj i rralle te isha i ftuar ne Lutjen Kombetare Nderfetare ne Katedralen e Washingtonit qe permbylli ceremonine e inagurimit te Presidentit Trump.
Tradita e ketij rituali madheshtor daton nga inagurimi i Presidentit te pare te SHBA George Washington.
Udheheqes shpirterore te te gjitha feve lexuan pjese nga Tora, Bibla, Kurani dhe shkrime te tjera te shenjta dhe u bashkuan ne lutje per suksesin e Presidentit Trump dhe administrates se re, si dhe per paqe dhe prosperitet ne Amerike dhe ne mbare boten.
Pas ceremonise pata rastin te jap pershtypjet e mia ne median amerikane mbi inagurimin e Presidentit Trump, ceremonine e Lutjes Kombetare dhe traditen unike shqiptare te bashkejeteses fetare.
Zoti e bekofte Ameriken! Zoti e bekofte Shqiperine!”, shkruan Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY