SHTETET/ Valë protesash në botë kundër Trump që në ditën e parë...

SHTETET/ Valë protesash në botë kundër Trump që në ditën e parë të detyrës

47
0
Shares

Mijëra burra dhe gra kanë manifestuar në mënyrë paqësore në të gjithë botën për të kundërshtuar zgjedhjen e Donald Trump si president të SHBA.
Edhe pse kjo është dita e parë e Trump si president pas betimit, manifestuesit nuk kanë ndaluar.
Në të gjithë botën priten të marshojnë rreth 2.2 milionë njerëz, rreth 200 mijë  në Ëashington, 40 mijë në Londër.
 Manifestueset janë kryesisht gra dhe protesta të tilla janë zhvilluar në shumë shtete të botës si Australi, Zelandë e Re apo edhe në Milano të Italisë. Mes sloganeve dhe pankartave që manifestuesit mbajnë në duar shkruhet  “Të drejtat e grave janë të drejta njerëzore” dhe “Të shkarkohet Trump”.
 Një marshim i tillë global gjatë fundjavës ishte parashikuar pak ditë para inaugurimit të Donald Trump.
Kujtojmë se edhe ditën e djeshme ceremonia e betimit të manjatit u shoqërua nga protesta të shumta. Madje u shënuan përleshje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Në pranga përfunduan rreth 200 persona . 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY