KUSH ËSHTË/I tha Erion Velisë genjështar, Erioni e bëri “kryetar të natës”

KUSH ËSHTË/I tha Erion Velisë genjështar, Erioni e bëri “kryetar të natës”

50
0
Shares

Erion Veliaj ka caktuar kryebashkiak të natës, Briken Fejzullain, një menaxher eventesh me të cilin kishte një sherr publik një vit më parë.

Veliaj u zu mat nga Fejzullai për shkak të një mashtrimi të kryebashkiakut, sipas tij lidhur me një spektakël me balona. Ja cfër i shkruante Brikeni pasi i zbuloi gënjeshtrën:

“(diz)INFORMACION

Më vjen keq Erion, por këtë spektaklin mbi qiellin e Tiranës, e kam organizuar UNË, bashkë me Roland Dorozhani, Bill Carson dhe pilotët e tjerë të Aeroclub Albania, në 14 mars të 2015, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, por kur kryetar, ishte tjetërkush.

Ta them me bindje këtë, sepse kemi punuar 6 muaj për atë projekt.

Edhe këtë vit prezantuam një projekt akoma më të madh e më të bukur… por Bashkisë nuk ju duk shumë “interesant”.

Ps. Më shumë fat vitin tjetër”, i shkruante para një viti Fejzullai.

Por Veliaj ka harruar që Fejzullai i ka thënë gënjeshtar. Faktin që kryetari i bashkisë së Tiranës e emëroi në një detyrë të rëndësishme do të thotë se Veliaj ka gënjyer.

“Briken Fejzullai do të ketë për detyrë të promovojë mundësitë që ofron kryeqyteti, jo vetëm gjatë ditës, por edhe në orët e natës. Siç ndodh në Amsterdam, në Zyrih apo në Londër, ai do të merret vetëm me promovimin e ekonomisë së natës. Kemi premtuar një qytet që punon me tre turne, por edhe që jeton me tre turne”, tha Veliaj, duke prezantuar Briken Fejzullain si Kryebashkiaku i Natës për Tiranën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY