E njohu në “Facebook” e përdhunoi në Kamëz, arrestohet autori i dyshuar

E njohu në “Facebook” e përdhunoi në Kamëz, arrestohet autori i dyshuar

42
0
Shares

Është arrestuar 32-vjeçari i shpallur në kërkim pas denoncimit të një vajze të re në Kamëz se e ka përdhunuar.
Sipas Policisë vendore, mësohet se në pranga është vënë një ditë më parë G. Gj., banues në Tiranë, i dënuar edhe më parë. Ai akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.
Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së njohur si Kthesa e Kamzës. Ka qenë 29-vjeçarja me iniciale T. K., e cila bëri denoncim në polici disa ditë më parë. Sipas dëshmisë së të resë, i dyshuari ka abuzuar seksualisht me të.
Sipas policisë, e reja ishte njohur në rrjetet sociale me G. Gj.
Para disa kohësh, ajo e kishte denoncuar të dyshuarin, duke thënë se e ngacmonte në rrjetet sociale dhe e kërcënonte.
Raportohet se efektivët e policisë e kishin këshilluar të mos komunikonte më me të, në mënyrë që të mos rrezikonte. Dyshohet se e reja ka ndërprerë çdo kontakt me 32-vjeçarin, çka mendohet se ka sjellë edhe acarimin e tij.
Por, më pas, dyshohet se mes tyre ka pasur sërish komunikim dhe se të enjten e 5 janarit kishin lënë takim. Aty mendohet se kanë debatuar mes tyre, dhe se gjithçka ka përfunduar nën dhunën e të riut, i cili e ka përdhunuar.
Gjithashtu dyshohet se mes tyre ka pasur dhe është më parë raporte seksuale, por për këto detaje vijojnë ende hetimet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY