Vjedhja e 713 milionë lekë nga thesarit të BSH, Apeli lë në...

Vjedhja e 713 milionë lekë nga thesarit të BSH, Apeli lë në fuqi 23 vjet e 4 muaj burg për dy të akuzuarit

171
0
Shares

Skandali i vjedhjes së 713 milion lekëve në thesarin e Bankës së Shqipërisë, ka mbërritur në Gjykatën e Apelit. Edhe kjo gjykatë ka lënë në fuqi dënimin për Ardian Bitraj e Mimoza Bruzia, sipas Gjykatës së Shkallës së Parë. Sipas vendimit të konfirmuar edhe nga Apeli, Ardian Bitrja u dënua me 13 vite e 4 muaj burgim dhe Mimoza Bruzia u dënua me 10 vite burg si bashkëpunëtore në vjedhje.
Nga ana e tyre, Bitraj dhe Bruzia kërkuan pafajësi në gjykatën e Apelit pas dënimit me burg.
Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia u dënuan në 20 maj 2015 nga Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës me 23 vite e 4 muaj, të dy bashkë, pas procedurës me gjykim të shkurtuar.
Vendim i Apelit, rihap padinë civile të Bankës së Shqipërisë për kthimin e shumës së lekëve të vjedhura.
Dy vjet më parë banka kërkoi në gjykatë kthimin e shumës së vjedhur prej 713 milionë lekë. Por, procesi civil u pezullua pasi dënimi i Bitraj e Bruzia nuk ishte dënim i formës së prerë.
Në skandalin e vjedhjes së thesarit u procedua dhe ish guvernatori Ardian Fullani. Pas një viti proces gjykimi Fullani fitoi pafajësi në shkallë të Parë dhe në Apel.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY