Prej tre ditësh e humbur, 12 vjeçarja gjendet në hotel me të...

Prej tre ditësh e humbur, 12 vjeçarja gjendet në hotel me të dashurin 10 vjet më të madh

133
0
Shares

Një 12-vjeçare, e cila ishte larguar nga shtëpia e saj prej 3 ditësh është gjetur nga policia në një hotel në “Rrugën e Kavajës”  ditën e sotme.
Fjona D. 12 vjeçe ishte larguar me të dashurin e saj 10 vjet më të madh, student nga Durrësi i identifikuar si A. Gj.,
22-vjeçari e kishte marrë vajzën dhe fillimisht e kishte çuar në Durrës, ku kanë kryer marrëdhënie seksuale.
Më pas ata kanë ardhur në Tiranë dhe kanë qëndruar në një hotel te “Rruga e Kavajës”, ku janë gjetur nga Policia.
Kjo e fundit arrestoi 22-vjeçarin që akuzohet për “marrëdhenie seksuale me të mitur”. Kur vajza mësoi se 22-vjeçari do të arrestohej, ka nisur të qajë në Polici duke thënë se e dashuronte dhe se kishte kryer marrëdhënie me të me dëshirën e saj.
Kryerjen e marrëdhënieve seksuale e ka konfirmuar edhe ekzaminimi mjekoligjor. Edhe pse vajza u është lutur prindërve që të mos bëjnë denoncim për të dashurin e saj 10 vjet më të madh, policia e ka arrestuar dhe ai do të dalë para gjykatës.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY