Historia e dhimbshme e 20-vjeçarit me nënën e sëmurë: Kam...

Historia e dhimbshme e 20-vjeçarit me nënën e sëmurë: Kam vuajtur sa vetëm shpirti im e di

48
0
Shares

Ermali nga Fieri është 20¬ vjeç, i braktisur nga babai, ka jetuar vetëm me nënën e sëmurë, pasi gjykata në fillim të viteve ’90-¬të ka vendosur t’ia japë asaj kujdestarinë, ndërsa motrën e tij e mori i ati që emigroi në Itali. Ermal Ramaj tregoi mes lotësh gjithë peripecitë që i është dashur të kalojë në jetë. Ai thotë se problemi i tij më i madh është nëna, e cila shfaq shpeshherë shenja dhune, ndërsa nga babai ka pak kujtime. I rritur nga një nënë e sëmurë, sakrificat e Ermalit që fëmijë kanë qenë të paimagjinueshme për moshatarët e tij. “Kam ndenjur edhe 3 ditë pa ngrënë”,¬ rrëfen ai. “Me mamanë kam vuajtur sa vetëm shpirti im e di, përpiqem përditë, mundohem që të ndjehet mirë. Çdo përpjekje, çdo lëvizje që bëj, e bëj për të”,¬ thotë mes lotësh Ermali.
Më pas tregon se që 10 vjeç ka braktisur shkollën për të punuar. “Mblidhja kanoçe dhe bidonë që 10 vjeç, për të siguruar bukën e gojës”,¬ tregon Ermali më tej. Këtë gjë e tregojnë duart e tij me kallo, por siç thotë edhe vetë: ‘kur je me dy klasë shkollë çfarë pune mund të bësh”. Megjithatë, Ermali thotë se forcën për të përballuar jetën e vështirë e ka gjetur tek besimi në zot. “Fal namaz 5 herë në ditë. Vëllezërit myslimanë në Durrës më kanë ndihmuar edhe për punë në një piceri, ku punova prej disa kohësh”, rrëfen ai më tej.
Por si e mban mend ai babain dhe motrën? “Që nga 2010 nuk e kam takuar dhe parë më, ia kam harruar edhe numrin. Nuk po gjej dot as motrën në Facebook. Më ka ndihmuar disa herë me lekë, nga 100 euro. I kam thënë se mbase kur të bëhem me lekë, kur të kem rrogë, do t’i kthej, më ka thënë që s’është nevoja. Për nënën nuk është interesuar, për mua thoshte të vazhdoj shkollën, por i thosha se unë duhet të punoj që të fitoj bukën e gojës”.
Sipas Ermalit, martesa e të atit në 2008 dhe krijimi i një familje tjetër në Itali i ka larguar edhe më shumë. Ai apeloi sot nga studio e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News 24 që të paktën nënës së tij ti kthehet pensioni i invaliditetit, të cilin ia kanë hequr padrejtësisht.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY