FOTO & VIDEO / Medreseja e Shkodrës: Qëndrimi i mësueses ndaj ISIS,...

FOTO & VIDEO / Medreseja e Shkodrës: Qëndrimi i mësueses ndaj ISIS, nuk është qëndrimi ynë

63
0
Shares

Policia arrestoi mëngjesin e sotëm mësuesen Emine Alushi, e cila bënte propagandë për organizatën terroriste ISIS gjatë një ore mësimi, reagoi edhe institucioni ku ajo punon, Medreseja e Shkodrës.
Në deklaratë thuhet se distancohen nga ky akt dhe se shkolla ofron të kundërtën e asaj që thotë mësuesja.
“Distancohemi nga deklaratat e transmetuara në video. Ajo çka thotë mësuesja është e kundërt me atë që ofron shkolla. Subjekti i kësaj videoje nuk përfaqëson linjën zyrtare të medresesë”, thuhet në njoftimin e shkollës.
dek“Në lidhje me video-regjistrimin e dhënë në emisionin investigativ Stop në TV Klan mendimi i dhënë, ajo çfarë ka thënë mësuesja, subjekt i kësaj videoje nuk përfaqëson linjën zyrtare të Medresesë si Institucion Arsimor i KMSH dhe është krejtësisht e kundërt me atë çfarë ofron dhe synon shkolla jonë në procesin edukativ. Medreseja është institucion i Shërbimit arsimor parauniversitar dhe vepron në bazë të legjislacionit shqiptar dhe filozofisë së KMSH.
Me këtë video-regjistrim dhe përmbajtjen e tij jemi njohur mbrëmjen e së mërkurës datë 18 janar 2017. Ne si Stafi drejtues dhe ai pedagogjik jemi distancuar menjëherë, qartë dhe unanimisht nga opinioni dhe mendimet e mësueses në fjalë, mendime këto të transmetuara në video-regjistrim.
Theksojmë se kjo mësuese në periudhën që ka punuar në Medrese ka qenë me kohë të pjesshme dhe se në këtë vit shkollor nuk është pjesë e stafit pedagogjik të shkollës”, deklaroi Kujtim Dervishi, Drejtori i Medresesë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY