EMRI/ Shkodër, arrestohet mësuesja, predikonte në klasë ISIS-in

EMRI/ Shkodër, arrestohet mësuesja, predikonte në klasë ISIS-in

44
0
Shares

Një mësuese është arrestuar në Shkodër. Ajo u denoncua një natë më parë nga nxënësit e saj, se predikonte dhe bënte propagandë pro ISIS-it në klasë.
Sipas burimeve të Policisë së Shkodrës, e arrestuara është mësuesja Emine ALushi.
Pas arrestimit ajo u shoqëruar në Tiranë, dhe pritet të merret në pyetje nga krimet e rënda.
Skandali ka ndodhur në Medresenë e Shkodrës, “Haxhi Sheh Shamia”, ku mësuesja jepte mësim dhe predikohet, se ISIS është një organizatë, që lufton për liri dhe demokraci.

Ja çfarë denoncoi “Stop”, një natë më parë



sm_copy_3Nxënësja –
Zysh,a ban me ta ba një pyetje? Dëgjova dje për punën e këtyre ISIS. Unë s’e kuptoj se… A janë myslimanë a ç’a janë? ISIS?


Mësuesja – Ça ISIS moj? Një organizatë myslimane, që do me i dhënë mbrojtje.


Nxënësja – Po.


Mësuesja – Popullit mysliman të Sirisë p.sh, apo të Palestinës, apo të Egjyptit. Po luftojnë për këtë vënd.


Nxënësja – Domethënë janë të mirë?


Mësuesja – Dakord? Ata janë të mirë, po shteti do me i luftuar.


Nxënësja – Domethënë lajmet thonë, se janë të këqinj.


Mësuesja – Tamam.


Nxënësja – Po, në të vërtetë janë të mirë.


Mësuesja – Po normal, lajmet do t’i besojmë na?


Nxënësja – O Zysh, me vra njerëzit, qenkan të mirë? Domethënë ata janë të mirë, se i vrasin njerëzit ë?


Mësuesja – Bukur! A dhanë atë lajmin e bukur që: O burra e vramë Bin Ladenin?


Nxënësja – Po del, që Bin Ladeni ishte burrë i mirë a?


Mësuesja – Sa oficerë u vunë me vra Bin Ladenin?


Nxënësja – Po mirë zyshe, Bin Ladeni…


Mësuesja – Në 28 vetë, që kanë marrë pjesë në vrasjen e Bin Ladenit, 26 vetë janë vra… 26 e ka dhënë Italiani, janë këta lajmet më reale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY