DËSHMIA/ Pendohet dhe shpërthen në lot mësuesja që dhunoi nxënësit e klasës...

DËSHMIA/ Pendohet dhe shpërthen në lot mësuesja që dhunoi nxënësit e klasës së parë, lihet e lirë

42
0
Shares

Zbardhet dëshmia e mësueses Fatime Vata, e cila dy ditë më parë u denoncua me video në emisionin Stop, teksa dhunonte psikologjikisht nxënësit e klasës së parë.
Fatime Vata ka qenë në gjendje të rënduar kur ka dhënë dëshminë. Ajo me lot në sy ka thënë se ndjehej shumë e penduar për çfarë kishte bërë.
“Jam shumë e penduar për atë që kam bërë. Ishte një moment që nuk ndjehesha mirë. Nuk ka për të ndodhur më kurrë.
Kur pashë pamjet që u shfaqën në televizor u bëra shumë keq. Ju lutem më falni. Ju kërkoj falje edhe prindërve që u kam shkaktuar këtë tronditje.
Edhe për mua ishte shumë e rëndë kur e pashë se çfarë kisha bërë dhe si isha sjellë me nxënësit”, mësohet të ketë thënë ajo.
Ndërkohë, ndaj saj nuk do të ketë procedim penal dhe as akuzë. Pas deklarimit në polici ajo është lënë e lirë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY